E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

VIDEO/ Tifozët anglezë sërish sherr në Gjermani, pas serbëve përledhen dhe me holandezët

Tifozët anglezë janë bërë sërish problem në Gjermani, ku kanë krijuar sërish trazira. Pas sherrit 3 javë më parë me tifozët serbë në Hamburg, sot huliganët anglezë janë përleshur me tifozët holandezë në Dortmund.

Siç shihet edhe në video është dashur ndërhyrja e policisë gjermane që të qetësohej situata mes dy tifozerive.


Sipas policisë, një përleshje masive shpërtheu mes tifozëve kundërshtarë të kombëtares holandeze dhe angleze në qendër të Dortmundit, midis tregut të vjetër dhe Kleppingstrasse.

BILD bën me dije se të paktën katër persona janë lënduar para ndeshjes . Aktualisht ata po marrin kujdes në shërbimet e urgjencës. Dhjetë persona u arrestuan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë