Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 December 2025
Vizion fokus

Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të...

Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet pas më shumë...

Avokati i Popullit, Hasimja: Duhet të jetë opozitar! Petraj:...

Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së...

Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha...

Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

A mund të përfitojë dikush tjetër nga përplasja Berisha-Salianji?...

Kur do të quhej e suksesshme lëvizja “Salianji”? Si...

Lëvizja brenda PD, avokati: Salianji dhe Alimehmeti janë oksigjen...

Lëvizja “Salianji”/ Gazetarja: Ish-deputeti kërkonte një post në PD...

VIDEO/ Terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”, banorët: Krijon shumë problematika, nuk është marrë asnjë masë

12 Nëntor 16:41

Prej katër ditësh terminali i autobuzave të linjave interurbane dhe të fshatrave në Bulqizë është nën pushtetin e ujit. I gjithë terminali është i përmbytur ku lartësia e ujit shkon deri në 40 cm. Po ashtu e përmbytur vijon të jetë edhe rruga që lidh dy lagjet e qytetit. Shumë automjete janë bllokuar nga uji i cili qëndron aty prej të paktën katër ditësh, ndërsa drejtuesit e mjeteve mundohen të largojnë njëri – tjetrin.

Situatë e vështirë mbetet edhe për këmbësorët të cilët e kanë të pamundur të lëvizin në trotuare nga prania e madhe e ujit. Nivelit të lartë i ujit të grumbulluar në këtë zonë nuk i kanë shpëtuar as bizneset që ndodhen përreth. Për drejtuesit e mjeteve kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përmbytet pasi një situatë e tillë përsëritet sa herë ka reshje shirash.

Ata shprehen se Bashkia Bulqizë nuk e ka zgjidhur si problematikë megjithëse është kërkuar disa herë jo vetëm nga ana e tyre por edhe qytetarët që lëvizin në këmbë nga njëra lagje e qytetit në tjetrën.

“Ka 4 ditë vetëm nxjerr makinat nga uji. Asnjë masë. Erdhi zjarrëfiksja, po asgjë“, tha një banor.

“Gjithmonë ka probleme kur bie shi“, u shpreh një tjetër.

“Nuk kemi ku kalojmë. Ata duhet të marrin masat“, deklaroi një tjetër banor i Bulqizës.

Edhe rruga e varrezave të qytetit të Bulqizës është nën pushtetin e ujit i cili grumbullohet nga Qafa e Buallit dhe përfundon mbi rrugën të cilën e përdorin gjithë qytetarët e Bulqizës./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Bulqizë terminali

Nga e njëjta kategori

“Lëshoje armën në tokë, policia”, aksion në Tiranë, dy të arrestuar

më shumë...

Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet pas më shumë se 24 orësh arrati 50-vjeçari! U gjet i plagosur rëndë

më shumë...

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Avokati i Popullit, Hasimja: Duhet të jetë opozitar! Petraj: Person me karrierë juridike dhe të njohë terrenin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Stuhia “Byron” shkakton përmbytje në Greqi! Rryma tërheq mak...
  • Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Beris...
  • Horoskopi sipas Meri Gjinit/ Kujdes me lekët, cila është she...
  • Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit...
  • Gruaja rrëzohet teksa ecte në bulevard në Vlorë, humb jetën
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.