Një grua në Teksas po përballet me akuza, pasi u kap në një video, duke i hedhur supën në fytyrë punonjëses së restorantit meksikan.

 

Fillimisht, vajza i mori në telefon dhe u ankua për supën që kishte marrë, e më pas shkoi në restorant, duke u konfliktuar me punonjësen, e duke i hedhur drejt saj supën e nxehtë.

 

Pas incidentit, punonjësja e restorantit realizoi dy video, të cilat i publikoi në llogarinë  e saj në “TikTok”, për të shpjeguar versionin e saj të ngjarjes.

 

Në një nga videot, punonjësja shpjegoi se klientja pretendonte se supa që ajo mori ishte aq e nxehtë sa kapaku plastik i vendosur sipër ishte shkrirë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *