E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Video/ Tensione në Marsejë, tifozët e revoltuar kërkojnë dorëheqjen e presidentit

Tifozët e Marseille kanë organizuar një protestë jashtë fushës së stërvitjes së klubit. Ata kërkojnë dorëheqjen e presidentit të skudrës, Jacques Henri Eyraud.

Me flakadanë dhe fishekzjarre, ata i kanë vendosur gjithashtu flakën një peme, si dhe kanë tentuar që të futen me forcë brenda qendrës stërvitore. Përmes incidenteve ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të  rezultateve jo të mira të ekipit.

Mediat franceze raportojne se disa tifozë kanë depërtuar me sukses, por nuk dihet nëse lojtarët dhe stafi trajnues ishin të pranishëm në fushën e stërvitjes gjatë asaj kohe.

Reklamë

Aktualisht, Marseille ka humbur tre ndeshjet e fundit dhe nuk ka gjasa të kualifikohet në Champions League.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë