VIDEO/ Surpriza në Paris, Jay-Z dhe Beyonce performojnë bashkë në skenë pas 7 vitesh

Një moment i veçantë u shënua në koncertin e Beyoncé në “Stade de France” në Paris, të dielën më 22 qershor, kur bashkëshorti i saj, Jay-Z, u ngjit papritur në skenë për të performuar së bashku këngën e famshme “Crazy in Love”. Kjo ishte hera e parë pas më shumë se gjashtë vitesh që dyshja, e njohur si “The Carters”, u shfaqën së bashku në një skenë koncerti.
Pas performancës së parë, ata vijuan me një remix të “Drunk in Love”, ndërsa Jay-Z shtoi edhe një nga hitet e tij, “N—-s in Paris”, duke shkaktuar entuziazëm të madh në publik. Momente nga performanca u shpërndanë gjerësisht në TikTok, duke treguar emocionin dhe energjinë e natës.
Performanca e fundit e përbashkët e çiftit daton në vitin 2018, gjatë festivalit “Global Citizen” në Afrikën e Jugut. Në pamjet e fundit nga Parisi, shfaqet edhe Beyoncé duke i lënë për pak minuta skenën bashkëshortit të saj, në mënyrë që ai të shkëlqejë i vetëm para publikut.
Në publik ndodheshin edhe emra të njohur si Cardi B, e cila u pa duke kërcyer bashkë me këngëtaren Kelly Rowland dhe mamanë e Beyoncé, Tina Knowles.
Kjo surprizë e Jay-Z vjen pas një tjetër moment të papritur në natën e parë të turneut të Beyoncé “Cowboy Carter”, ku këngëtarja Miley Cyrus iu bashkua në skenë për të interpretuar live këngën “II Most Wanted”.
Turneu i Beyoncé do të vazhdojë në SHBA, me dy ndalesa në Houston, duke nisur më 28 qershor.
/vizionplus.tv



