E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Sulm i armatosur në qendër të Pragës, disa të vrarë e shumë të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Pragës ditën e sotme. Sipas policisë, një person i armatosur ka vrarë disa persona me armë zjarri dhe ka plagosur disa të tjerë.

Policia nuk dha detaje rreth numrit të viktimave apo rrethanave të ngjarjes së rëndë në kryeqytetin e Republikës Çeke.

Televizioni publik çek tha, duke cituar policinë, se personi që hapi zjarr u vra.

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre ndërsa autoritetet kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e Fakultetit Filozofik të Universitetit Charles dhe Akademia e Arteve, Arkitekturës dhe Dizajnit.

Autori i ngjarjes

Jana Postova, një zëdhënëse e shërbimit të shpëtimit të Pragës, konfirmoi se shumë njerëz u plagosën, por nuk kishte detaje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë