E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

VIDEO/ Stuhia e fortë godet Durrësin, shira dhe erë e fuqishme

Prej disa minutash, qyteti i Durrësit është goditur nga një stuhi, e shoqëruar me rrebeshe shiu dhe erë të fortë.

Intensiteti i reshjeve ka qenë i lartë, aq sa dhe shikueshmëria ishte e ulët.

“Si pasojë e temperaturave të larta vendi ynë do të përfshihet nga stuhi tropikale duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante.

Herë pas here priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere. Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira të dendura duke rrezikuar përmbytje në disa qarqe të ultësirës Perëndimore”, bënë të ditur sinoptikanët për parashikimin e motit për këtë të shtunë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë