E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

VIDEO/ Stuhi shiu dhe ere në Shkodër, apel i fortë për qytetarët

Shkodra është përfshirë nga stuhi shiu dhe ere mbasditen e sotme, çka ka bërë që disa nga rrugët kryesore të qytetit të përmbyten.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i cili thekson se të gjitha grupet e e punonjësve të ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Ndërkohë ju bëhet apel qytetarëve që të shmangin daljet e panevojshme nga banesat.


Postimi:

Reklamë

???? INFORMACION I RËNDËSISHËM

Prej 2 orësh i gjithë territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga mot me reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta.

Si pasojë në disa segmente rrugore në qytet dhe fshat ka prezencë uji.

Grupet e punonjësve të ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Ju bëjmë thirrje që gjatë këtyre orëve të shmangni daljet e panevojshme nga banesat.

Për çdo problematikë grupet tona janë në terren dhe për çdo rast emergjent kontaktoni në numrin ☎️ 128.

Më shumë video

Reklamë