Sot në Kuvend do të mbahet seanca plenare, por ashtu si herët e tjera nuk kanë munguar tensionet e deputetëve të opozitës me Gardën.

 

Punonjësit e Gardës nuk kanë lejuar hyrjen e disa deputetëve në Kuvend, për shkak se ndaj tyre është marrë masa e përjashtimit, për tensionet që kanë shkaktuar së seancat e fundit me flakadanë dhe tymuese.

 

Hapeni rrugën” dëgjohet teksa flet Noka me gardistët, ndërkohë Bardhi me tone të forta thotë; mos e prek me dorë!. Momentet e tensionit janë publikuar edhe nga ish-kryeministri Berisha në një lidhje live në Facebook.

 

Opozita vijon të jetë e vendosur që të bllokojë seancat pkenare dhe komisionet parlamentare, deri sa të plotësohen kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetomore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *