Subscribe

Dy turistët zviceran që kishin mbetur të bllokuar në malin e Korabit në Dibër që prej së dielës u shpëtuan ditën e sotme.

Dy turistë nga Zvicra kishin mbetur të bllokuar, pasi në zonë kishte rënë një ortek.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë gjatë ditës së sotme ka nisur operacioni për shpëtimin e tyre pasi ishte gjetur vendndodhja nga policia e Dibrës.

Merrja e tyre nga vendi ku kishin ngecur është bërë e mundur nga KFOR i Kosovës për shkak se helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes e ka patur të pamundur tërheqjen e tyre.

Dy turistët u transportuan në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak se njëri prej tyre kishte dëmtime në këmbë.

Të dy po marrin asistencë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dy turistët i ka vizituar Ministri i Brendshëm Taulant Balla, sapo kanë mbërritur në spital. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *