Një shpërthim i fortë ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti” në Fier në katin e katërt të një hyrjes së një pallati.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar, veç dëmeve material që mund të jenë shkaktuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka vendosur perimetër sigurie. Ndërkohë banorët kanë dalë jashtë banesës së tyre.

 

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *