E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Bota

VIDEO/ Shpërthimi i përmasave apokaliptike plagos qindra njerëz

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur këtë të martë kryeqytetin libanez, Bejrut.

Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hasan tha se shpërthimi kishte shkaktuar dëme të mëdha dhe se qindra persona mbetën të lënduar.

Sipas njoftimeve, shpërthimi ishte përqendruar pranë portit të Bejrutit, duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë e copëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg.

https://www.youtube.com/watch?v=vS1E5upLv0g

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.

Reklamë

Shpërthimi ndodhi ndërsa një Gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara po zhvillonte një proces gjyqësor ndaj katër personave që i përkasin grupit Shiit Hezbollah. Ata dyshohet se kanë vrarë ish-udhëheqësin sunit të Libanit, Rafik Hariri, gjatë një sulmi me një kamion me eksploziv 15 vite më parë, ngjarje që shkaktoi trazira rajonale.

https://twitter.com/ThBenkoe/status/1290686760230494210?s=09

Gjykata ka në plan të marrë një vendim të premten, një zhvillim që mund të trondisë vendin sërish.

Vazhdo të lexosh

Reklamë