Video · Kronikë
VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët kati i dytë i një banesë në Pogradec
Një banesë dy katëshe në qytetin e Pogradecit është përfshirë nga flakët.
Zjarri rënë në katin e dytë të banesës duke e shkrumbuar pothuajse plotësisht.
Reklamë
Shërbimi Zjarrfikës i Pogradecit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur izolimin e flakëve në kohën e duhur për të mos rrezikuar kështu përhapjen e zjarrit në katin e parë si dhe në banesat ngjitur saj.
Mësohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndije elektrike. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa për fat të mirë nuk ka patur persona të lënduar. /vizionplus.tv
Më shumë video
Reklamë




