Subscribe

Ky është momenti kur një 25-vjeçar nxirret në gjendje të rëndë nga shtëpia e tij, pasi një masiv shkëmbor ra mbi çatinë e shtëpisë në fshatin Çarshovë të Përmetit.

Masivi i cili rrëshqiti nga mali duke përfunduar mbi çatinë  e shtëpisë së të riut Dhimitër Vangjeli , i zuri gjymtyrët duke i bllokuar lëvizjen.

Lexo edhe :

Related Posts

Ekipe të emergjencave civile, shërbime të policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje në ndihmë të tij dhe pas disa orësh përpjekjesh mundën ta nxirrnin.

I riu u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt  me fshatin Çarshovë, atë të Konicës për të marrë ndihmën mjekësore, pasi ka marrë lëndime të rënda.

Aktualisht ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa fatmirësisht pjesëtarët e tjerë të familjes nuk pësuan asnjë lëndim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *