E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

VIDEO/ Sherr masiv për një fjalë goje, dalin pamjet e konfliktit me protagonist ish-kreun e komunës së Kurjanit

Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë të restorantit në afërsi të Liqenit Artificial, brenda të cilit, në muajin prill, disa persona në shoqërinë e njëri-tjetrit u përfshinë në një konflikt fizik, madje edhe me armë.

Protagonist i ngjarjes ishte personi që shikoni në video me kapelë në kokë, bluzë të kuqe dhe xhup të zi. Ai është Ilir Shabanaj, i njohur edhe me emrin Adriano. 51-vjeçari, ish-kryetari i Komunës së Kurjanit në Fier, është i njohur për drejtësinë, pasi më herët ka qenë i arrestuar për trafik droge.

Reklamë

Shabanaj, pasi ishte takuar me disa persona në lokal, u konfliktua me njërin prej tyre pasi ai nuk i dha dorën. Ata shtynë njëri-tjetrin, ndërkohë personat e tjerë në tavolinë u munduan që të ulin tensionet.

Më pas, të gjithë dolën jashtë lokalit për t’u sqaruar, ndërkohë që në lokal hynë klientë të tjerë familjarë. Pas tyre, personat e përfshirë në sherr u rikthyen në tavolinën e tyre, ndërkohë që Ilir Shabanaj shkoi në makinë dhe mori pistoletën, duke kërcënuar e goditur Kasem Stanin, me të cilin nisi debatin.

Reklamë

Sipas policisë, gjatë përleshjes arma u shkrep aksidentalisht, fatmirësisht pa lënduar askënd.

Pas konfliktit, të gjithë u larguan, ndërsa ish-kryetari i Komunës së Kurjanit, i gjakosur në fytyrë, u mundua të merrte pistoletën dhe të largohej gjithashtu.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga ngjarja e rëndë, Ilir Shabanaj është ende në kërkim nga policia.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë