Detaje të reja mësohen nga riaktivizimi i flakëve në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnjë. Situata paraqitet e vështirë pasi flakët kanë përfshirë katin e tretë dhe të katërt.

Riaktivizimet e shpeshta të flakëve kanë vënë në gatishmëri të plotë forcat e shërbimit zjarrfikës dhe ndërhyrjes së shpejtë, të cilët po luftojnë për të mbajtur situatën nën kontroll.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas evakuimit të banorëve rrezik mbetet siguria e banesave të tyre dhe e godinave përreth qendrës tregtare të cilat ndodhen shumë pranë.

Fillimisht flakët janë lokalizuar në katin e sipërm të godinës, në taracën që lidh dy kullat, materiali i së cilës është prej dërrase duke favorizuar përhapjen ë shpejtë të flakëve.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me ndihmën e një vinçi për tu afruar sa më pranë vatrës së zjarrit dhe për ta mbajtur nën kontroll.

Rreziku mbetet i lartë në çdo moment përsa i përket riaktivizimeve pasi rrymat e ajrit qarkullojnë lirshëm përmes xhamave të thyer.

Zjarri është rindezur pikërisht aty ku nisi, në katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodhen 100 biznese që tregtojnë mallra industriale, kryesisht jorgane, dysheke e jastëke të cilat vazhdojnë të digjen.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur nderhyrjen brenda ambientit, për shkak të temperaturës së lartë, ndaj po operojnë duke ndërhyrë përmes vinçit nga ambienti i jashtëm./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *