E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:05 Në vijim ora 02:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Video · Kronikë

VIDEO/ Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Durrësit

Reshje të dendura shiu përfshinë qytetin e Durrësit gjatë mesditës së sotme.

Menjëherë shumë rrugë u mbuluan nga uji, por më problematike janë rrugët në kryqëzimin e stadiumit në lagjen nr 18 të qytetit. Reshjet me intensitet të lartë menjëherë krijojnë probleme në këtë pjesë të qytetit, duke krijuar përmbytje dhe radhë të shumta automjetesh.

Uji ka arritur shumë shpejt nivelin e trotuarave, madje në disa rrugë sipër tij. Punononjës të Ujësjellës Kanalizime kanë dalë në terren, ndërkohë që situate pritet të përmirësohet me ndalimin e reshjeve./vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë