Reshjet e shiut të rëna gjatë kësaj të premteje kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit.
Me problematike situata ka qenë në segmentin nga Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit ku ka patur rënie të shumta të gurëve.
Lexo edhe :
Related Posts
Drejtuesit e mjeteve janë përballur në befasi me këtë problematikë për shkak se reshjet kanë qenë të rrëmbyeshme dhe gurët kanë rënë menjëherë.
Kujtojmë se në këtë segment të rrugës së Arbrit janë investuar sëfundmi plot 10 milion euro për të bërë rivitalizimin e skarpatave.
Por edhe pse është vendosur rrjete dhe një pjesë e skarpatës është betonuar, i gjithë segmenti paraqet rrezikshmëri për drejtuesit e mjete sa herë ka reshje shiu.







