E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 sekondë më parë
Bota

Video/ Refuzuan t’i shërbenin, vajza kërcënon punonjësin: Do të qëlloj me thikë, jam e uritur

Një kliente e zemëruar në një KFC në Kaliforni u ngjit mbi banak dhe kërcënoi se do të godiste një punëtor. Shkak u bë refuzimi i shërbimit si pasojë e mos mbajtjes së maskës në fytyrë.

“Jam tmerrësisht e uritur. Më jep diçka për të ngrënë! Tani”, dëgjohet të thotë në videon e shpërndarë në TikTok.

Një punonjës iu përgjigj duke i thënë se ata nuk duhet t’iu shërbejnë klientëve që nuk mbajnë maskë në fytyrë. “Nuk mundem … Do të më pushojnë nga puna”.

“Ju as nuk punoni këtu”, i bërtet në mënyrë të pashpjegueshme punëtorit, i cili ka veshur një uniformë të KFC .

Reklamë

Në një moment, ajo dëgjohet duke i thënë më pas punonjësit që t’i bënte gati purenë me patate dhe lëngun e mishit, ose në të kundërt do ta godiste me thikë.

https://www.facebook.com/watch/?v=337844817563987&extid=lPGedhyWWu5PE1Xb

Vazhdo të lexosh

Reklamë