E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

VIDEO/ Rama uron pelegrinët në Tomorr dhe paralajmëron: Do i zmbrapsim barbarët e pangopur nga ky mal

Kryeministri Rama ka publikuar një video nga Mali I Tomorrit që këto ditë pret të gjithë besimtarët bektashinj.

 

Reklamë

Duke shfrytëzuar Ditet e Pelegrinëve, Rama jep edhe një mesazh duke paralajmëruar betejen që do të vijojë për ndalimin e punës së guroreve në Tomorr dhe bashkë me të edhe luftën kundër të gjithë gjykatësve, që sipas kryeministrit I japin të drejtë shfrytëzuesve të malit për interesa të pista.

 

Reklamë

Rama shton se Mali i Tomorrrit dhe barbarët e pangopur nuk mund të bashkëjetojnë.

 

 

 

MIRËMËNGJES ?

dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë?

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë