Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave që janë hedhur për aplikacionin “Aktivisti”.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka nxjerrë një video me të rinjtë që janë aktivë në PS, ndërsa thekson se kubdërshtarët poltik janë në dëshpëruar dhe çoroditur, ndaj sipas tij nuk dinë se çfarë thonë.

 

Mes ironisë, Rama thotë se nuk kanë parë gjë akoma.

 

Të dashur aktivistë të Partisë Socialiste,

 

siç edhe ju’a kisha thënë, ja ku erdhi dita që i harruan patronazhistët dhe u turrën mbi aktivistët

 

Urime për pagëzimin tuaj në baltën e djajve, e cila është prova e relevancës në skenën e betejave politike dhe sociale në këtë vendin tonë të vogël e të bukur, por me zhurmaxhinj e ligësira që s’të ndahen

 

Tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë e në ndërkohën që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës, si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë, ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja urdhëro si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur

 

Përgëzime

 

Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *