Një 21-vjeçar u shpall në kërkim nga policia e Kurbinit, pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri në dasmën e kushëririt të tij.

 

I riu Klajdi Tafaj u vu nën akuzë pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqej duke hapur zjarr me kallashnikov nga një makinë ne ecje në aksin Laç-Mamurras.

 

Sipas policisë, videoja u regjistrua në datën 15 gusht, por u publikua disa ditë më pas nga i riu.

 

Ndërkohë u procedua penalisht për moskallëzim krimi edhe dhëndri, ndërsa u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit si dhe disa fishekë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *