Prej kohësh, është akuduar se presidenti i Rusisë ka probleme shëndetësore.

 

Fillimisht nga mediat e huaja u bë e ditur se ai vuante nga Panksisoni, e më tej u raportua se udhëheqësi rus kishte sëmundje tumorale.

 

Por pas këtyre lajmeve, Putin u shfaq në disa dalje të tjera publike dhe u duk se gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar.

 

The Sun, ka publikuar një tjetër video, nga takimi i Putin me presidentin e Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev.

 

Sipas medias britanike, gjatë bisedimeve të tensionuara në Moskë, këmbët e Putinit u shtrënguan dhe u ngërthyen – një simptomë e sëmundjes së Parkinsonit.

 

Pamjet treguan se këmbët i dridheshin teksa fliste para kamerave për “rëndësinë e veçantë” të takimit.

 

Ai u pa gjithashtu duke kapur krahun e djathtë me dorën e majtë gjatë bisedimeve.

 

Kjo vjen pasi dokumentet e spiunazhit të publikuara në The Sun Online u duk se konfirmuan se Putini ka sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme dhe kancerin e pankreasit pas muajsh thashetheme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *