Subscribe

Protestuesit demokratë krahas kaosit të shkaktuar në qytete, kanë sulmuar edhe një ambulancë.

Ata i kanë hapur derën për të parë nëse ka brenda pacientë apo jo.

Siç shihet në video, protestuesit e ndalojnë, e rrethojnë dhe shkojnë i hapin derën me dhunë. Më pas i bëjnë shenjë që të kalojë.

Ata gjithashtu kanë pridhur e shkatërruar banderolat nëpër rrugët e qytetit, teksa lëvizin nga një institucion në tjetrin.

Fillimisht u ndalën para kryeministrisë për të vijuar më tej drejt selisë së PS-së dhe para bashkisë.

Nuk dihet se cila do të jetë ndalesa e radhës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *