E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:25 Në vijim ora 04:25: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Prezantuesja e BBC nxjerr gishtin e mesit në transmetim

Gjesti i prezantueses së BBC, e cila nxjerr gishtin e mesit ka bërë xhiro në rrjetet sociale.

 

Sipas Daily Mail, Mariam Mosiri ngriti gishtin e mesit menjëherë pas hapjes së reportazhit, pasi siç duket nuk e kuptoi në kohë se transmetimi i drejtpërdrejtë kishte nisur. Në klipin që bën xhiron e internetit, Moshiri duket se e kupton atë që ka ndodhur, ndryshon tërësisht shprehjen e fytyrës dhe nis të lexojë një lajm për Boris Johnson.

 

Reklamë

“Live nga Londra, duke parë BBC Neës”, dëgjohet duke thënë prezantuesja.

 

Megjithatë, fakti që pak çaste më vonë ajo tha “coronaverse” në vend të “coronavirus” në lidhje me pandeminë, tregon se ajo mund të jetë ndier nervoze.

 

Disa e kritikuan prezantuesen për mungesë profesionalizmi dhe të tjerë shprehën mirëkuptimin e tyre për gjendjen e vështirë në të cilën ajo u gjend.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë