Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili ndodhet në Turqi u përball me një situatë të sikletshme ditën e sotme.
Ai humbi papritur ekuilibrin dhe u rrëzua gjatë një ceremonie në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga Recep Tayyip Erdogan.
Sipas mediave turke, incidenti ndodhi gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, kur presidenti nigerian përshëndeti trupat dhe pak më vonë humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.
Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu arriti të ngrihej në këmbë. Pavarësisht incidentit, programi vazhdoi si zakonisht pas një vonese të shkurtër.
Nijerya Cumhurbaşkanı Tinubu yere düştü
📌 Cumhurbaşkanı Erdoğan, koluna girerek Tinubu’ya yardım etti https://t.co/t1okaLg1ZU pic.twitter.com/wuZLQznIsS
— Independent Turkish (@TurkishIndy) January 27, 2026





