E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Video-Presidenti Biden rrëzohet nga biçikleta

Një video e presidentit të SHBA, Joe Biden ka bërë xhiron e rrjetit.

 

Në video shihet teksa Biden rrëzohet nga biçikleta. 79-vjeçari Biden ishte duke lëvizur me biçikletë pranë shtëpisë së tij në Rehoboth Beach, por në një moment e humbi ekuilibrin, duke u përplasur në tokë, jo shumë larg këmbëve të gazetarëve dhe operatorëve që po prisnin një prononcim prej tij.

 

Reklamë

Menjëherë pas incidentit që ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, ai i siguroi gazetarët që nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim duke thënë: “Jam mirë”.
Presidenti sqaroi gjithashtu se kishte pasur problem me heqjen e këpucëve nga pedalet e biçikletave, gjë që i kishte shkaktuar rënien.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë