E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Plagosja me thikë e studentit, del videoja e konfliktit mes dy të rinjve në “Qytetin Studenti”

Këto janë pamjet që tregojnë konfliktin e ashpër mes dy studentëve 19-vjeçar në “Qytetin Studenti” në kryeqytet, konflikt gjatë të cilit i riu Ajdin Avazi plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Pesë ditë më parë, studentët e universitetit privat “Metropolitan” u përfshinë në një përplasje fizike pak metra larg institucionit arsimor.

Pas ngjarjes, i plagosuri Aron Demiraj vrapoi në një fast food ngjitur me shkollën dhe kërkoi ndihmë.

Ndërsa pas krimit, autori hodhi thikën dhe është larguar gjithashtu me shpejtësi, por u arrestua pak minuta më pas.

Reklamë

Nga ana tjetër i plagosuri Aron Demiraj ndodhet ende i shtruar në spitalin e Traumës pas tre goditjeve me thikë, në brinjë, qafë dhe shpatull.

Pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore pritet që 19-vjeçari të merret në pyetje nga grupi hetimor.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë