Subscribe

Seanca plenare ka agravuar në përplasje fizike mes një grupi të deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Ashtu siç ishte paralajmëruar, seanca plenare e kësaj të hënë ka nisur me tensione të shumta mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke bllokuar punimet e kësaj seance plenare.

 

Deputeti Vullnet Sina po replikonte në momentin që kolegu demokrat, Bledion Nallbati i është afruar dhe ka tentuar ta godase.

 

Fillimisht, deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka kërkuar fjalën për procedurë, por kryetarja e Kuvendin nuk e ka pranuar. Kjo ka sjellë dhe agravimin e situatës së deputetëve të opozitës, të cilët u ngritën dhe bllokuan foltoren.

 

Deputetë të opozitës dhe mazhorancës kanë replikuar me njëri-tjetrin, duke mos lejuar të marrë fjalën asnjëri.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *