E diel, 20 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

VIDEO/ Përleshen me thikë të moshuarit në Durrës, ‘molla e sherrit’ loja e dominosë

Një lojë dominosh ka përfunduar në përleshje fizike mes dy të moshuarve në Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar, sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej të moshuarve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.

“Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Reklamë

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. Zh. në Komisariat, për veprime të mëtejshme. 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë