Përreth 1 orë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një takim ne ambjentet e prokurorisë së posaçme Antikorrupsion.

 

Ajo u takua me prokurorët e këtij institucioni dhe me drejtuesin e ri te SPAK. Kjo është vizita e parë që nga zgjedhja e Altin Dumanit në krye te organit te hetimit.

 

Diplomatja amerijane  ishte e pranbishme edhe kur anëtarët e KLP-së zgjodhën me pesë vota  Altin Dumanin si drejtues të Prokurorisë  se posacme.

 

Asokohe në një deklaratë për mediat, ambasadorja u shpreh se vizita e saj nuk duhet të ngrejë konspiracione të natyrës së ndikimit në votim, por duhet parë si një nga momentet më vendimtare të funksionimit të Reformës në Drejtësi.

 

Yuri Kim refuzoi te bente deklarata pas perfundimit te takimit ne prokurorine e posacme.Nderkohe ambasada amerikane ne Tirane nuk ka dhene detaje te vizites dhe bisedes se zhvilluar me prokuroret.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *