E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

VIDEO/ Përfshihet nga flakët stadiumi i Skënderbeut

Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të tribunës VIP si dhe mjediset e brendshme të këtij stadiumi.

Ka qënë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ajo që ka bërë të mundur izolimin e flakëve në të gjitha ambientet e kësaj tribune dhe të dy tribunave të stadiumit.

Nuk dihet akoma nëse flakët fillimisht kanë përfshirë tribunën apo ato të ambjeteve të brendshme të stadiumit

Akoma nuk dihet shkaku i zjarrit por ajo çka dihet është se nuk ka patur asnjë person brenda në stadium ndërkohë që dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar në meset plastike nga temperaturat e larta.

Nuk përjashtohet mundësia e një shkëndijë elektrike brenda mjediseve të stadiumit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë