E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Video · Kronikë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët makina në Shkodër, policia në vendngjarje

Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja është regjistruar pranë stadiumit “Loro Boriçi”, në rrugën kryesore nga teatri “Migjeni” në drejtim të Kirasit.

Dyshimet e para janë për një shkëndijë elektrike. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

“Rreth orës 21:15, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur, një automjet i parkuar në lagjen “Ahmet Haxhia”, në pronësi të shtetasit E. K., 38 vjeç. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Reklamë

Grupi hetimor vijon punën për kryerjen e veprimeve proceduriale”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë