Video për kryebashkiakun e Bulqizës, Balla: Sapo të ngrihet akuza e parë do të shkarkohet!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar videon që qarkullon nëpër media ku dyshohet se personi që shfaqet është kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla.
Në fjalën e tij për mediat Balla ka theksuar se sapo Prokuroria të ketë ndritur një akuzë dhe të vërtetuar, PS do të mbajë qëndrim të ashpër dhe dënimi do kërkohet të jetë i ashpër.
“Në asnjë rast PS nuk ka marrë dhe nuk do të marrë askënd në mbrojtje. Nuk di pistat por dua ta mbështes. Unë nuk i kthej asnjë përgjigje PD. Kthej përgjigje për të gjitha rastet që hetohen nga institucionet e drejtësisë. PD ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës dhe di që kjo akuzë po bën vitin dhe nuk di që nga institucionet e drejtësisë të jetë vërtetuar kjo gjë. Shqipëria ka tashmë instrumentet e plotë ligjorë për ti shkuar këtyre rasteve deri në fund. Unë dua të përshëndes dhe të mbështes reagimet e menjëhershme të prokurorisë për çdo rast. Rasti i djeshëm i SPAK është një rast domethënës, që nënkupton që më në fund në Shqipëri nuk mbyllen çështjet vetëm ne nivelin e akuzave politike. Sapo ju thash që sapo prokuroria të ketë ngritur një akuzë, jo ta ketë vërtetuar, qëndrimi ynë do të jetë i ashpër dhe dënimi të jetë i ashpër. Si cdo qytetar i Bulqizës për një rast të tillë ndjejmë neveri nëse vërtetohet por do ndjejmë neveri për rastet kur parti të caktuara përdorin videomontazhe për të dëmtuar palën tjetër”.
Në videon e publikuar prej dy ditësh në media dyshohet se Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon lëndë narkotike, por vetë Alla ka mohuar se është ai personi në video duke theksuar se ajo është një video montazh.




