E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 39 minuta më parë
Showbiz

VIDEO/ Partnerja surprizon Florian Agalliun në “Ferma VIP”, përlotet aktori

Aktori Florian Agalliu është surprizuar mëngjesin e sotëm nga të afërmit e tij. Në Ferma VIP ka mbërritur një dron të cilin aktori e ka pikasur menjëherë se është për të.

“Bib të dua. Pixhi”, është droni i nisur nga partnerja e tij, e cila duket se ka shkruar pseudonimet përkëdhelëse me të cilat thërrasin njëri-tjetrin. Ky dron ka surprizuar dhe ka përlotur Florin, i cili e ka ndjekur derisa është larguar.

Ky nuk është droni i parë në Ferma VIP, e as droni i parë për Florin. Miqtë e tij, e surprizuan aktorin pak ditë më parë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë