Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka nuk kurseu ironinë ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj e kryeministrit Edi Rama që prezantuan këtë të dielë paketën “Anti-KÇK”. Teksa postoi një video me momente ku flet Rama në Parlament për “KÇK”, Paloka i quajti kryeministrin e Lleshajn si idiotë.

 

“Dy idiotë, që trajtojnë shqiptarët si idiotë… Pra ne duhet të besojmë që krimi në Shqipëri paska mbërritur në këtë pikë sepse Rama nuk kishte nxjerrë akoma këta aktin normativ për të cilin ka shtatë vjet që punon…! Shtatë vjet, krimi kapi majat e shtetit sepse ata 50 policët me maska, nuk kishin bërë “pompa” sa duhet…?!!! Megjithatë, kanë bërë ç’kanë bërë deri tani (ndonjë vrasje të vogël, pak plagosje, ca kile kokainë, ndonjë grabitje kalimtare…) deri nesër kanë kohë të pendohen e të tërhiqen…fjala e Lleshit. Përndryshe i piu e zeza të gjithë, “ferri i pret”…fjala e kapos me paruke të gjata.”

 

Ministri Sandër Lleshaj apeloi kriminelët që të pendohen pasi sipas tij nuk është kurrë vonë për të hequr dorë nga krimi. Thirrjen ai e bëri gjatë aktivitetit ku u prezantua Operacioni “Forca e Ligjit” që do të ndihmojë në zbatimin e paketës “Anti-KÇK”. Ndërsa kryeministri Edi Rama i paralajmëroi njerëzit e krimit se do t’u kthehet Atdheu në ferr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *