Subscribe

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme, për të zhvilluar seancën plenare, në një situatë aspak normale.

 

Deputetët e opozitës po vijojnë të pengojnë zhvillimin e seancave normale, si pjesë e aksionit të tyre kundër qeverisë.

 

Në seancë janë parashikuar një sërë çështjesh, mes tyre edhe një interpelancë e kërkuar nga deputeti Nasip Naço me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

 

Ndërkohë, 6 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seanca, pas përplasjeve fizike gjatë seancës së kaluar.

 

Bëhet fjalë për Gazmend Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Albana Vokshin që janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa Saimir Korreshi me 3 ditë.

 

Ndërkohë në një video të siguruar nga Vizion Plus shihet se deputetët e opozitës po bllokojnë sërish vendet ku ulen ministrat, i njëjti veprim si një javë më parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *