E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

VIDEO/ Numër i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit, gjatë tre ditëve në Shqipëri hynë mbi 20 mijë persona

Afro 8 mijë udhëtarë kanë mbërritur në portin e Durrësit gjatë ditës së djeshme duke shënuar dhe ditën me fluks më të lartë lëvizjesh në këtë pikë kufitare.

Shtetasit shqiptarë, mes tyre dhe të huaj kanë mbërritur me 4 tragete paradite dhe 2 të tjerë pasdite përmes linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës.

Reklamë

 

Nga ana e autoritetit portual janë marë të gjithë masat e duhura për të përballuar fluksin në rritje, duke krijuar lehtësira brenda territorit të portit në qarkullim.

Reklamë

Sakaq nga ana e policisë së kufirit është dyfishuar numri i pikave të kontrollit të dokumentacioneve duke shmangur rradhët e gjata.

 

Përgjatë tre ditëve të fundit nëpërmjet portit të Durrësit kanë hyre mbi 20 mije shtetas shqiptarë mes tyre dhe të huaj që vijnë ne vendin tonë për të kaluar festat e fundvitit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë