E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

VIDEO/ Njësia speciale të hënën nis “krehjen” e pasurisë kriminale

Forcat e Njësisë Speciale do të dalin në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK, ligjin “Anti-KÇK”.

 

Reklamë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në “Facebook”, ku shfaqen efektivët e Operacionit “Forca e Ligjit” duke u stërvitur.

 

“OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.”

 

Rama njoftoi të premten miratimin e paketës ligjore të prezantuar prej tij si “Anti-KÇK”. Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi për llogari të qeverisë se kjo paketë u miratua si akt normativ me synimin e “luftës kundër krimit”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë