Subscribe

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Belorta.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lexo edhe :

Related Posts

Siç shihet edhe në video si pasojë e përplasjes të dyja mjetet janë shkatërruar plotësisht, ndërsa njëra prej tyre ka dalë nga rruga.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Ndërkohë ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës dhe i dy të plagosurve.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *