Policia ka dhënë detaje nga arsenali që u kap ditën e sotme në Yrshek.

 

Në një noftim, policia  bën me dije se janë sekuestruar arsenal armësh, municion luftarak, granata, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, një Jet ski, targa të ndryshme shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

 

Si rezultat është arrestuar 62 vjeçari Kujtim Çaushi, pronar i garazhit, si dhe është shpallur në kërkim djali i tij Erlind Çaushi 35 vjeç.

 

Tiranë

 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6,  operacioni policor i koduar “Arsenali”.

 

Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, granata, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, një Jet ski, targa të ndryshme shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

 

Arrestohet në flagrancë 62-vjeçari që i mbante në garazh, shpallet në kërkim djali i tij.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në Kodër-Mëzes, në një magazinë, një shtetas mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Arsenali”.

 

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 

– K. Ç., 62 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëethyese dhe i municionit”.

 

Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi E. Ç., 35 vjeç.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin 62-vjeçarit, në Kodër-Mëzes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

 

Po punohet për kapjen e shtetasit E. Ç., si dhe për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit

#24/7nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *