Subscribe

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve para Kryesisë së Kuvendit, që u japë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të protestë.

Po ashtu, pak më parë nisi edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve, e cila pritet të vendosë mbi fatin e Berishës, nëse do të duhet të qendrojë në arrest shtëpie sipas kërkesës së SPAK.

Lexo edhe :

Related Posts

Siç shihet edhe nga videot e siguruara nga Vizion Plus, shohen forca të shtuara të policisë që kanë rrethuar Kryesinë, ndërsa është ngritur edhe një podium ku do të mbahen fjalime.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema raporton se në Këshill nga opozita është vetëm Enkelejd Alibeaj, ndërsa nga grupi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës nuk ka asnjë anëtarë.

Po ashtu, Berisha nuk do jetë i pranishëm në mbledhje, por do përfaqësohet nga dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Vendimi 

Në rast se këshilli do të vendosë për të lejuar zbatimin e vendimit të GJKKO-së ndaj Berishës, ai do të duhet të qendrojë në arrest shtëpie sipas vendimit të gjykatës.

Në sallë ndodhet vetëm Alibeaj nga demokratët dhe duke parë argumentet e SPAK si edhe përbërjen e komisionit, pritet që të vendoset dhënia e autorizimit. Ndërkohë, Berisha ndodhet jashtë Kuvendit me mbështetësit e tij.

Më herët ai tha se sot demokratët do të nisin një betejë që do të ndalet duke theksuar se jetën do ta jepnin, por nuk do të lejonin shkeljen e votës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *