Subscribe

Është publikuar videoja e momentit kur 56-vjeçari Eduart Dingo ka tentuar të vrasë ish-kunatine  tij duke e përplasur me makinë.

Dingo dhe ish-bashkëshorti i motrës së tij, Jani Vasiliu, prej kohësh kanë pasur një konflikt për pronën, pasi janë edhe fqinj me njëri-tjetrin.

Lexo edhe :

Related Posts

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij shtetasin J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia për rastin.

Në videon e siguruar nga Vizion Plus, duket momenti kur Dingo përplas me makinë ish-kunatin, i cili ishte duke punuar në oborrin e banesës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *