Antidroga e Tiranës ka goditur një tjetër grup kriminal të lëndëve narkotike. Pas një hetimi që zgjati afro 5 muaj, në pranga ka rënë Demokrat Dylgjeri, Haziz Zylfa, Vladimir Kani, dhe Hyxhers Mete .

Këta persona që ishin nga qytete të ndryshme prej kohësh bashkëpunonin me njëri-tjetrin si furnizues të drogave të forta dhe të lehta.

Lexo edhe :

Related Posts

Pasi policia ka arritur të mbledhë prova dhe përgjime që faktonin rolin e të tyre në fushën e narkotikëve, agjentët zhvilluan operacionin e koduar me emrin “Lokacioni”, duke arrestuar 4 trafikantët në garazhin e një qendre tregtare në periferi të Tiranës.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se këta persona kishin ngritur një grup të strukturuar kriminal, në tregun e shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit.

Anëtarët e bandës takoheshin gjithnjë në vende publike dhe të mëdha, duke përdorur 3 ose 4 automjete për të humbur gjurmët.

Agjentët arritën të sekuestronin 16.2 kg kanabis, 90 gr kokainë, shuma parash, 5 celularë etj. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e tyre si Fushë-Krujë,  Elbasan dhe Korçë, ku policia ka gjetur sasi të tjera të lëndëve narkotike.

Demokrat Dylgjeri nga Elbasani rezulton me precedent penal. Ai ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje. Vladimir  Kani nga Fushë-Krujë ka qenë gjithashtu i dënuar për drogë, ndërkohë edhe të tjerët kishin precedentë penalë.

/vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *