E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

VIDEO/ “Narkotrafiku dhe hetimi pasuror”, ambasadori britanik dy orë takim me prokurorët e SPAK

Prej më shumë se dy orësh ambasadori  i akredituar i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ndodhet në institucionin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ku po zhvillon një takim me prokurorët e SPAK.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene informon se në fokus të këtij takimi janë hetimet pasurore dhe grupet e narkotrafikut shqiptar në BE dhe Britani.

Reklamë

Kujtojmë që prej kohësh në Britani mafia shqiptare ëhstë kthyer në një shqetësim serioz, jo vetëm për emigracionin e paligjshëm, por edhe për narkotrafikun.

Janë të shumtë shqiptarët që rrezikojnë jetën për të hyrë në Britani dhe për të punuar më pas në “fermat e kanabisit”.

/Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë