E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

VIDEO/ Municion luftarak dhe dylbi, arrestohet 27-vjeçari që lëvizte i armatosur në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 27-vjeçar të armatosur. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte i riu, uniformat blu gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe dylbi, të cilat u sekuestruan.

Nuk dihet ende nëse i riu ishte nisur për të kryer një ngjarje kriminale, teksa arrestimi i tij u bë në fshatin Shijon.

Reklamë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë