Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë aksin Lezhe-Milot.

 

Kamioncina tip ” Ford ” me drejtues shtetasin Arben Prenga është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin Agostin Mhilli dhe pasagjer shtetasin Florian Picaku.

 

Te dy personat qe udhetonin me motor kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës.

 

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në polici për sqarimin e rrethaneve të aksidentit, teksa paraprakisht mesohet se motori i ka rene nga pas mjetit tip kamioncine.

 

 

Lezhë/Informacion paraprak

 

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, automjeti tip ” Ford ” me drejtues shtetasin A.P., është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin A.M., dhe pasagjer shtetasin F.P., të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

 

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *