E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

VIDEO/ Moti i keq në Devoll, uji “pushton” fshatin e Progërit

Reshjet e pandërprera të ditës së sotme kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në fshatin Progër të Devollit, duke e lënë të gjithë zonën të mbuluar nga uji.

Në videon e siguruar nga Vizion Plus, shumë biznese, magazina dhe banesa janë nën ujë.

Autoritetet vendore ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për të asistuar banorët e prekur.

Ndërkohë, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë banorët e zonës, pasi niveli i ujit vijon të jetë i lartë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë