E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

VIDEO/ Moti bën kthesë këtë fundjavë, rrugët e veriut mbulohen nga bora

Reshjet e dëborës janë rikthyer në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Në zonat e veriut disa rrugë janë mbuluar nga bora. Në akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh & Bogë-Theth është mot me  reshje.

Megjithatë rrugët janë pastruar dhe deri më tani nuk paraqiten probleme në qarkullim.

Ndërkohë, reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Reklamë

Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi i erës me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë. /vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë