E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Video · Politikë

VIDEO/ “Mos shty”, përplasje mes protestuesve dhe policisë në Bradashesh

Protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë në Bradashesh. Protestuesit shihen teksa shtyjnë efektivët e policisë, ndërsa këta të fundit përpiqen që t’i qetësojnë.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit janë degët e qarkut Korçë dhe Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.

Më herët përplasje pati edhe mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe efektivëvë të policisë në Tiranë, në ish-sheshin Shqiponja.

Flamur Noka, i cili gjithashtu ndodhet në Tiranë, paralajmëroi forcat e rendit që të mos ndërhyjnë.

Reklamë

Ai kërcënoi se nëse policia do të provokojë atëherë protestuesit do të nisen të gjithë drejt banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel.

“Po ju them mos na provokoni. Nëse do të bëni provokimin më të vogël, protestuesit do të nisen të gjithë drejt Surrelit”, iu Noka forcave të rendit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë